është 100%, kurse për Sakan do të shohim se në cfarë gjendje mund të jetë përpara takimit. Edhe Timber është afër rikthimit në fushë. Do të shohim se si do të shkojnë stërvitjet me grupin. Ai ka pasur një problem muskulor, por duket se tashmë e ka hedhur pas”.
Mikel Merino, mesfushor i Arsenal: “Kam pasur fatin të fitoj disa trofe në karrierën time. E di ndjenjën sesi është kur arrin suksese. Është diçka që nuk mund ta krahasosh me asgjë tjetër. Të dish se çfarë përfaqëson ky klub dhe sa ndjesi e madhe dhe rwndwsinw qw ka fitimi i trofeve, është dicka e paimagjinueshme. Por nuk e mohoj se fitimi i një trofeu si Championsi, apo edhe Premier Liga, do të ishte vërtet dicka e mrekullueshme. Ka ende një rrugë të gjatë për të bërë, por ne kemi bazat dhe kemi mentalitetin e duhur për të shkuar deri në fund me sukses nëpër të dyja kompeticionet. Do të përpiqemi ta kryejmë detyrën tonë si duhet, duke dhënë gjithmonë maksimumin. Ne po përpiqemi të jemi sërish ekipi i suksesshëm i disa viteve më parë, duke luajtur përsëri rregullisht në Evropë. Deri tani kemi bërë paraqitje të mira, urojmë të vazhdojmë kështu”.
Marino Pusic, trajner i Shakhtarit
“Deri tani kKemi pasur një traditë aspak të mirë përballë skuadrave angleze, pasi i kemi humbur 33 përballjet e mëparshme ndaj tyre. Shpresojmë që sonte ta thyejmë këtë mallkim, megjithëse e dimë se do të jetë tepër e vështirë. Pasi nuk bëhet fjalë vetëm për fat të keq… Të dyja skuadrat kanë lojtarë cilësor, por natyrisht që Arsenali dhe liga angleze në përgjithësi, qendrojnë një shkallë më lart. Duhet të konkurrojmë me ta, për të kërkuar të marrium një rezultat sa më pozitiv. Na duhet t’i sulmojmë ata në mënyrë të ekuilibruar sepse janë një ekip i rrezikshëm me potencën që zotërojnë vecanërisht atje përpara në sulm. Në këtë kompeticion nuk ka ndeshje të lehta, kështu që e tillë do të jetë edhe kjo përballje e jona me ‘Topcinjtë’, që pranoj se janë favoritët kryesorë. Por e fillojmë gjithmonë nga 0-0, gjithçka tjetër do të diskutohet në fushën e blertë. Ne premtojmë se do të japim maksimumin nga ana jonë, si çdo herë. Pres ndeshje mjaft interesante, me cilësi të lartë”.
Danylo Sikan, lojtar i Shakhtarit: “Na pret një përplasje e vështirë, që duhet ta përballojmë sa më mirë. Do të jetë stimuluese të luajmë në një mjedis të zjarrtë, si ai i stadiumit të Arsenalit. Duhet të shfaqemi të mirë në menaxhimin e presionit të tyre, që do të jetë i madh. Ata janë një ekip me cilësi të lartë dhe kanë lojtarë të shkëlqyer, të cilët vrapojnë dhe janë të uritur për të arritur suksese të rëndësishëm. Për më tepër, janë shumë të kompletuar në pothuajse të gjitha repartet, prandaj nuk parashikoj një sfidë të lehtë. Gjithsesi kemi ardhur për të bërë ndeshjen tonë dhe jemi të sigurt që do të jetë një takim i luftuar. Mirëpo ne jemi gati për gjithcka, nuk kemi frikë!”.