Real Madrid – Bayern Munich, ja çfarë thonë trajnerët dhe lojtarët

Sport

a11a

Zinedine Zidane, trajneri i Realit të Madridit: Bayerni ka skuadër të shkëlqyer në çdo repart. E dimë që kanë shumë cilësi, por si çdo skuadër tjetër edhe ata kanë pika të dobëta. Për këtë duhet të luajmë lojën tonë, të përgatitur sikurse në takimin e parë. Ndaj tyre ka për të qenë një ndeshje e madhe, e cila them se do vendoset nga detajet e vogla. Natyrisht duam ta fitojmë këtë ndeshje. Tashmë e kemi harruar takimin e parë, ndaj do dalim në fushë për të fituar. E dimë se sa i fortë është Bayerni. S’ndryshojnë shumë dhe presojnë deri në vërshëllimën e fundit. Prandaj na duhet të luajmë shumë shumë mirë.
Casemiro, mesfushor i Realit të Madridit: Arritëm një rezultat të mirë në ndeshjen e parë, por duhet të mbajmë të njëjtën frymë dhe të mos i marrim gjërat për të sigurta. Lewandowski ka plot cilësi, por s’është vetëm ai. Ata kanë plot lojtarë të rrëzikshëm. Xabi Alonso ishte humbje e madhe për Realin dhe ta kesh kundërshtar s’është aspak e lehtë.
Carlo Ancelotti, trajneri i Bayernit: Për t’u kualifikuar do na duhet një performancë e shkëlqyer. Sigurisht, kemi më pak shanse se javën e kaluar, por sidoqoftë… kemi shanse. Mendoj se në ndeshjen e parë luajtëm një ndeshje të mirë për 60 minuta. Duhet të luajmë ashtu sërish. Duhet të përpiqemi të zhvillojmë ndeshje perfekte me personalitet dhe karakter. Natyrisht prezenca e Lewandowskit do të na ndihmojë, por absolutisht s’kemi për të ndryshuar qasje, do të luajmë sikurse kemi bërë për gjatë gjithë sezonit.
Xabi Alonso, mesfushor i Bayernit: Ndaj tyre është një klasike e Evropës. Do na duhet të jemi perfekt. Çerek-finale në Bernabeu! Të gjihtë e njohim mirë këtë stadium. Natyrisht për mua është speciale të rikthehem këtu. Kam luajtur për pesë vite. Por mbetem i fokusuar. E dimë se do jetë e vështirë, por kemi ende shanse. Na duhet një fitore me të paktën dy gola. Shpresoj ta korrigjojmë atë që s’mundëm të bënim mirë në ndeshjen e parë.