REAL MADRID, ALONSO KERKON ANGELO STILLER

Sport

Xabi Alonso kërkon që Real Madrid të konsiderojë mesfushorin e Stuttgart Angelo Stiller. 24 vjeçari gjerman është në radarët e Alonso-s prej disa kohësh dhe nëse nuk e mori këtë herë, dera për të është e hapur për Qershorin e ardhshëm. Los Blancos shpenzuan pothuajse 180 milionë euro për Dean Huijsen, Alvaro Carreras dhe Trent Alexander-Arnold pa harruar Franco Mastantuono-n. Por mgjs Alonso këmbëngulte për një mesfushor të ri, klubi vendosi të mos investonte duke menduar se në atë pozicion skuadra ka opsionet e nevojshme.  Aurelien Tchouameni, Federico Valverde, Eduardo Camavinga, Jude Bellingham, Arda Guler dhe Dani Ceballos janë në balotazh për një vend por sërish nuk e bindin trainerin. Stuttgart vështirë se do ta shesë lirë Stiller, kontrata e të cilit vlen deri në vitin 2028. Paraqitjet e tij kanë rënë në sytë e të mëdhenjve, përfshi edhe Bayern Munich. Po të llogarisim edhe skuadrat nga Premier League, gjithçka pritet të jetë më e vështirë për Real Madrid. Alonso vërtetë e do Stiller, por koha dhe çmimi do të vendosin shumë për transferimin.