Në javën e 32 të La Ligas, Los Blancos kanë arritur një fitore spektakolare me shifrat 3-2.Ky ishte një sukses i ardhur me përmbysje për të besuarit e Carlo Ançelottit, të cilët në pjesën e parë, e panë veten në disavantazhin e dy golave. Andaluzianët realizuan me Ivan Rakitiç dhe Erik Lamela.Më pas, me fillimin e fraksionit të dytë, Rodrigo, i sapo aktivizuar në fushë, ngushtoi diferencën në minutën e 50. Në të 82-tën, kur kishte vetëm një minutë që ishte aktivizuar, Nacho Fernandez barazoi gjithçka.
Reali besoi deri në fund tek përmbysja e madhe dhe për ta bërë këtë, mendoi Karim Benzema në të dytën minutë të shtesës. Ky ishte finalizimi i 25-të i francezit këtë sezon në La Liga. Sulmuesi i qendrës nuk e kishte arritur asnjëherë më parë një shifër të tillë, një tregues ky se 34 vjeçari po përjteon edicionin e tij më të mirë të karrierës me fanellën e bardhë në aspektin personal.
Me 6 javë nga fundi, kjo fitore, e katapulton Realin në kuotën e 75 pikëve në kampionat, 15 më tepër sesa Sevilla, Atletico Madrid dhe Barcelona, por katalanasit numërojnë 2 ndeshje më pak.