Rayo Valecano e ka seriozisht me Keidi Baren dhe prandaj ka 3-fishuar ofertën në adresë të Malagas për të marrë mesfushorin e Shqipërisë. Vetëm përpara 2 javësh, një nga klubet madrilenë të La Ligas spanjolle bënte një propozim prej 500 mijë eurosh sa i takon afrimit të fierakut, i cili konsiderohet si një nga elementët më të çmuar të skuadrës që lufton aktualisht për mbijetesën në Segunda Division. Por që gjithashtu është edhe në krizë financiare.
Konkrektisht, deri tani, përgjigjia e Malagas në lidhje me ofertën e bërë nga Rayo ishte që plani i klubit ishte të përforconte ekipin dhe absolutisht ta çmontonte. Mirëpo sipas asaj që raporton “Malaga Hoy”, tani që shuma e ofruar për Baren ka arritur në 1.5 milionë euro, gjërat mund të ndryshojnë dhe drejtuesit e klubit të fierakut kanë nisur ta marrin më seriozisht propozimin. Gjithmonë duke pasur parasysh situatën delikate financiare që po përjeton Malaga. Sidoqoftë, për momentin, përgjigjia përballë ofertës vazhdon të jetë “jo”, përderisa lojtarin e Kombëtares së Shqipërisë e vlerësojnë shumë më lart dhe prandaj synojnë të përfitojnë sa më tepër nga shitja e tij.