Milot Rashica ka arritur suksesin e tij më të madh në karrierë, kur të martën siguroi titullin kampion të Turqisë me Galatasarayn. Për skuadrën ku luan kosovari ky është titulli i 23-të, cka përbën një rekord më vete. Fitoren vendimtare Gallata e arriti në transferë duke fituar 4:1 ndaj Ankaragucut. Madje Rashica la edhe gjurmën e tij, duke asistoi në golin e parë, të cilin e shënoi Mauro Icardi, pas krosimit të saktë të kosovarit. Icardi shënoi edhe golin e dytë, ndërsa në pjesën e dytë realizuan Barish Alper Yilmaz dhe Sergio Oliveira.
Galatasaray nuk e kishte fituar titullin që nga viti 2019, ndërsa trofeun do ta ngrejë këtë fundjavë, në derbin që do të luajë me Fenerbahcen, ndjekësen e saj direkte. Për lojtarin e përfaqsueses së Kosovës mund të thuhet se ka ardhur një rilindje me kalimin në Turqi. Ai më 8 shtator të vitit të kaluar u huazua nga Norëich City për të gjithë edicionin, në një kohë që te skuadra angleze po kalonte një periudhë të vështirë. Ai ka festuar me flamur të Kosovës në krah, pas shpalljes kampion për herë të parë, duke u parë edhe kosovari i parë që shijon një arritje të tillë. Në 26 paraqitje në elitën turke ka realizuar katër gola, shoqëruar edhe me 7 asiste e 2 realizime në Kupën e Turqisë. Rashica vlerësohet se ka dhënë kontribut të rëndësishëm në arritjen e këtij titulli kampion. Megjithëse Më i miri te Galatasaray ishte sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi. Ish-bomberi i Interit e mbylli kampionatin me 19 gola e 7 asistime, ndërsa në 5 ndeshjet e fundit shënoi 8 gola.