Rangers mposht për here të parë Heartsin…

Sport

rangers
Pas 8 javësh kampionat të futbollit skocez, më në fund Hearts u arrit të ndalej. Rangersi i Steven Gerrard ishte skuadra që e mundësoi këtë arritje. Blutë e Glasgow shënuan tre herë brenda pjesës së parë me Kent, Morelos dhe Arfield duke bërë të harrohet humbja 1-0 me Livingston në fund të shtatorit. Sërish, edhe në këtë ndeshje nuk u pa në skuadër Eros Grezda, ndërsa Rangers vinte pas fitores po 3-1 ndaj Rapidit të Vienës në Europa League. Jimmy Dunne u mundua të nxisë një reagim për skuadrën nga Edinburgu, por asgjë më shumë, u mbyll 3-1. Por kjo ndalesë e Hearts-it, i shkoi në ndihmë jo vetëm bluve që tashmë rihapin kampionatin, por edhe rivalëve të tyre të Celtic-ut.

hibernian hearts sam nicholson 3412175

Pikërisht keltët e Brendan Rodgers dërrmuan St. Johnstone-in në transfertë me shifrat 6-0. Celticu nuk kishte marrë asnjë fitore nga 3 transfertat e kalaura të këtij sezoni dhe vinte pas një humbje zhgënjyese 3-1 ndaj Salzburgut në Europa League. Mungesa e kapitenit Scott Brown dhe e disa lojtarëve të tjerë gjithsesi nuk u ndje shumë pasi James Forrest ishte i jashtëzakonshëm. 27-vjecari prodhoi plot 4 gola që në pjesën e parë. Shifrat 5-0 të 45 minutave ishin edhe me Eduard në rrjetë, ndërsa në të dytën St.Johnstone mbeti me 10 lojtarë. Gjithsesi nuk pati më shumë se 1 gol nga fraksioni i dytë dhe me këtë rezultat 6-0 të sigluar nga McGregor Celticu ringjitet në vendin e tretë të tabelës, 3 pikë larg Hearts-it kryesues. Por për luftën për titull do jetë java e 10-të ajo që do të përcaktojë gjithcka pasi parashikon një duel delikat Celtic-Hibernian, Hearts-Aberdeen.