Rangers i Gerrard, ngulm për Eros Grezda

Sport

eros
Gllasgou Rangers janë afër mbylljes së blerjes së anësorit sulmues të Kombëtares shqiptare, Eros Grezda. Ai është objektivi i skuadrës së drejtuar nga Steven Gerrard, i cili përgatitet të bëjë përforcimin e 13-të të këtij sezoni. Nga sa raportohet prej mediave britanike, lojtari shqiptar ka marrë aprovimin e klubit të tij, Osijek, për të udhëtuar të hënën në mbrëmje në Skoci e për të kryer vizitat mjekësore për klubin e ri. Dyshimi i vetëm ka të bëjë me formën fizike të Grezdës, i cili vjen nga një dëmtim dhe vështirë se do të mund të jetë në 100% e gjendjes së tij. I aftë për të luajtur në të dy krahët e sulmit, ai shihet nga Gerrard si zëvendësues për Jamie Murphy, i dëmtuar në gju dhe që do të qendrojë jashtë fushave deri në fund të sezonit. Marrëveshja mes Osijekut dhe Rangers pritet të realizohet gjatë kësaj jave brenda fundit të merkatos, në bazën e rreth 2.7 milionë stërlinave, ose 2 milionë stërlina që mësohet se ishte klauzola e prishjes së kontratës që i ishte vendosur nga kroatët.

erosi

Mbi cilësitë e Grezdaës ka folur për “Daily Record” edhe tekniku i Shqipërisë, Christian Panucci: “Eros është një lojtar i rëndësishëm i Kombëtares tonë. Ai është i shpejtë, i drejtëpërdrejtë dhe bën shumë gjëra në fushë. Mendoj se loja e tij është përmirësuar shumë që prej kohës kur luan me Osijekun”, kanë qenë fjalët e italianit, i cili me Skocinë do të përballet në 10 shtator.
Grezda, 23 vjeç, ka luajtur fillimisht me Lokomtivën e Zagrebit ë Kroaci, përpara se verën e kaluar të kalonte me Osijekun, ku e mbylli sezonin e vjetshëm me 8 gola në 37 ndeshje. E gjatë kësaj kohe duket se ka qenë nën vëzhgimin e skuadrës nga Gllasgou, që e ka piketuar për ta sjellë në “Ibrox Park”. Megjithëse duket gati e pamundur që të jetë i gatshëm për derbin e shumëpritur të fundjavës kundër Selltikut.