Ramsey nuk rinovon, mund të largohet në fund të sezonit

Sport

ramsey arsenal
Aaron Ramsey me shumë gjasa po luan sezonin e fundit tek skuadra e Arsenal. Mesfushori uellsian thuhet të ketë refuzuar rinovimin me ‘topçinjtë’, të paktën siç raporton e përditëshmja britanike ‘The Mirror’. 27-vjeçari duket së është në kërkim të një aventure të re dhe nuk është më i bindur tek projekti i londinezëve. Në fund të sezonit aktual, Ramseyt i skadon kontrata me klubin dhe mund të largohet si një lojtar i lirë.  Përballë një situate të tillë, drejtuesit e Arsenal mund të kërkojnë ta shesin lojtarin që në merkaton e janarit, për të përfituar diçka nga shitja e tij. Në fakt gjatë verës kishte oferta konkrete për lojtarin. Një skuadër e njohur evropiane, emrit i të cilit nuk është bërë i diture, ofroi rreth 50 milionë euro për kartonin e tij.

Aaron Ramsey 732520

Por drejtuesit e Arsenal e refuzuan ofertën në fjalë, me besimin se do ta bindin lojtarin të rinovojë. Për momentin diçka e tillë duket e vështirë, por tratativat për të gjetur marrëveshjen do të vazhdojnë.  Milani thuhet të jetë një nga ekipet e interesuara për lojtarin dhe me ardhjen e shefit ekzekutiv Ivan Gazidis në dhjetor, një transferim i tillë është i mundshëm. Aaron Ramsey është pjesë e Arsenal që prej vitit 2008. Por pas disa sezonesh në huazim, në 2011 ai fitoi besimin e trajnerit Arsene Wenger. Me ‘topçinjtë’ ai numëron deri më tani 338 ndeshje të luajtura, nga ku ka shënuar 59 gola, dhe po aq asiste.