Ramsey i Juventusit, tashmë është zyrtare!

Sport

Aaron-Ramseya.jpg

Aaron Ramsey do të jetë një lojtar i Juventusit, duke nisur nga korriku i këtij viti. Tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi i veshjes së uellsianit me fanelën bardhezi, megjithëse vetëm nga sezoni i ardhshëm. Mesfushori i Arsenalit ka firmosur kontratë deri më 1 korrik të vitit 2023, teksa Juventus ka deklaruar se do të paguajë edhe 3.7 milionë euro. Bëhet fjalë për një pagesë shtesë që klubi bardhezi mund ta shlyejë deri më 10 korrik 2019, por që nuk bëhet e ditur se kujt do t’i jepet. Mësohet se në kontratën e tij 4-vjeçare me bardhezinjtë, Ramsey do të përfitojë 7 milionë euro në sezon, plus bonuse.
Në mediat angleze dhe ato italiane flitej se paga e tij do të shkonte rreth 19 milionë sterlina në sezon (400.000 sterlina në muaj). Ky fakt do e bënte 28-vjeçarin lojtarin e dytë britanik më të paguar në qarkullim, por ja që tashmë paga e tij e lartë mohohet të jetë aq e frikshme.
E sigurtë që transferimi i tij, gjithsesi, ka marrë formë zyrtare duke qenë se Juventusi ka zyrtarizuar blerjen e bujshme të merkatos së verës. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, kampionët e Italisë kanë thënë se duke nisur që nga vera e ardhshme Ramsei do të bashkohet me bardhezinjtë dhe do të jetë me to deri në verën e vitit 2023. Ramsei këkrohej nga shumë klubet elitare në Europë dhe vetë klubi i Arsenalit kërkonte me çdo kusht të rinovonte kontratën e tij, por palët nuk arritën të gjenin gjuhën e përbashkët. Gjithsesi, ai ka deklaruar se do të vazhdojë të japë maksimumin për Arsenalin edhe gjatë këtyre 4 muajve. E veçanta për të cilën dallohet Ramsei jashtë fushe, sa i takon përvojës së tij angleze, lidhet me faktin se pas golave të tij, thuajse gjithmonë ndahet nga jeta një një njeri i famshëm. Mbetet të shihet nëse do të vazhdojë kjo traditë edhe në Itali…