Ramos zbulon arsyen e turpërimit

Sport

“Ishim përgatitur për një ndeshje miqësore dhe jo ndeshje si ajoi”, ishte justifikimi kryesor i kapitenit Serxho Ramos pas humbjes që skuadra e tij pësoi ndaj Atletikos. Reali u shkatërrua me rezultatin e thellë 3-7 dhe për Ramosin ishte një ndeshje e nënvlerësuar nga skuadra e tij, që e konsideroi thjesht një miqësore.Kapiteni i Realit u ndal edhe te merkatoja ku pranoi se në media po thuhen shumë gjëra, por jo gjithçka është e vërtetë.

“Ndjenjat nuk janë pozitive normalisht por ne ishim përgatitur dhe e vlerësuam si një ndeshje miqësore por ata jo. Ata e ngatërruan dhe e luajtën sikur të ishte një finale, rezultati ishte shumë zhgënjyes. Gazetarët po thonë shumë gjëra për ne sa i përket merkatos, por disa janë të vërteta e disa jo. Nuk po shqetësohemi aspak, ndërsa për Bejlin jemi të lumtur që është pjesë e skuadrës sonë. E ardhmja varet vetëm nga ai”, ka thënë Ramos.