Ramos vlerëson Iniestën, nëse do ta kishte emrin Andresinho do ta kishte fituar Topin e Artë

Sport

ramos iniesta
Në finalen e Kupës së Mbretit, Andres Iniesta luajti për herë të fundit për një trofe me Barcelonën. Të shumta ishin vlerësimet për kampionin katalan, por ndër ato që kanë bërë më bujë ishin fjalët e kapitenit të Realit të Madridit, Sergio Ramos. 32-vjecari është shprehur me superlativa për Iniestan duke theksuar se për nga talenti dhe karriera, ai meritonte të kishte fituar së paku 2 vlerësime me Top të Artë. “Nëse Andres do të ishte quajtur Andresinho, them se ai do t’i kishte fituar 2 vlerësime të tilla, por ja që ai quhej Andres” – thumboi Ramos status-quo-në e krijuar tashmë në futboll ku vetëm dyshja Messi-Ronaldo kanë ndarë mes tyre 10 vlerësime të tilla.

iniesta121431223

Në fakt në vitet 2010-të, 2012-të, Iniesta ishte mes të nominuarve, por pavarësisht se ishte kampion bote dhe evrope me Spanjën, nuk e gëzoi dot këtë vlerësim duke u anashkaluar përballë Messit. Ky koment i Ramosit në Spanjë ka rikthyer në diskutim faktin se mesfushorët, dhe aq më tepër dyshja e artë Iniesta-Xavi nuk u vlerësuan kurrë me çmime individuale, krejt ndryshe nga çka ndodhur me sulmuesit. Iniesta pritet të zyrtarizojë largimin nga Barcelona në fund të sezonit, pas 16 vitesh në nivele të larta, që e shpërblyen atë me 8 kampionate, 4 tituj të Champions-League-ës dhe plot trofe të tjerë të rëndësishëm.