Triumfi i 12 në karrierë në ‘Roland Garros’ riktheu drejt shkëlqimit emrin e Rafael Nadal, i cili mes shumë dëmtimeve dhe problemeve fizike, ia doli të bëjë përsëri për vete trofeun e turneut francez. Tenisti ka folur së fundmi pikërisht rreth periudhës së tij të vështirë gjatë rikuperimit nga dëmtimi, ku zbuloi se kishte menduar edhe tërheqjen. Në një intervistë të dhënë pak përpara startit të ‘Ëimbledon’, Nadal u shpreh se kur luan tenis në gjendje aq të vështirë fizike, dëshira dhe pasioni për këtë sport fillon e të zhduket.
Spanjolli tregon se humbiste të gjitha energjitë e mundshme gjatë një ndeshjeje dhe pjesa tjetër e ditës për të ishte gjithnjë e më pak aktive. Fakti që dëmtime të njëpasnjëshme nuk e kanë lënë të qetë tenistin gjatë 4 viteve të fundit, kanë bërë që Nadal të demoralizohet keqazi sa herë që ndjen një dhimbje të lehtë. Ish-numri 1 i botës tregoi se përpara ‘Roland Garros’ i kishte propozuar stafit të tij tërheqjen nga kompeticioni, por njerëzit rreth tij i kishin kërkuar të testonte edhe njëherë veten përpara se të merrte një vendim të tillë. Pasi bëri disa paraqitja të mira në Barcelonë, Nadal tha se u bind për të qenë pjesë e ‘Roland Garros’, ndonëse nuk mendonte se mund të ngrinte lart trofeun e turneut francez për herë të 12 në karrierën e tij 14-vjeçare.