Rafael Nadal dhe Federer, mes miqësisë dhe rivalitetit!

Sport

Rafael Nadal
Shumë i krahasojnë si Messi e Ronaldo të tenisit, por mes tyre rivaliteti nuk i kalon asnjëherë kufinjtë. Roger Federer dhe Rafael Nadal kanë krijuar një miqësi të jashtëzakonshme gjatë viteve të fundit, duke bërë që rivaliteti në fushë të qëndrojë i tillë vetëm brenda lojës, por jashtë saj ata vazhdojnë të jenë miq të mirë. Madje zvcierani ishte i vetmi i ftuar “vip” që spanjolli Nadal pati ditën kur inauguroi akademinë e tij, dy vite më parë. Tenisti spanjoll është shprehur së fundmi se miqësia e tij me Federer është e veçantë dhe së është krenar që ka një mik të tillë, i cili është shembull në botën e sportit.

federer

“Arsyeja që ne shkojmë mirë është se të dy e kuptojmë se ky është sport. Ne të dy e kuptojmë se çfarë ndodh brenda fushës dhe çfarë jashtë saj. Ndeshjet i fiton në fushë, lufton në fushë, por kur ndeshja përfundon është një jetë tjetër. Loja nuk është gjëja kryesore në jetën tonë dhe ne të dy e kemi kuptuar këtë gjë, që ky është sport dhe jo luftë, gjë që duhet ta mësojnë të gjithë”. Nadal dhe Federer vazhdojnë të dominojnë renditjen e ‘ATP’. Spanjolli prej kohësh mbetet numri 1, ndërkohë Federer është ndjekësi i tij më i afërt. Së fundmi, dyshes i është ribashkuar edhe Novak Djokovic, i cili përgjatë 2018 ka fituar formën e tij më të mirë.