Rafa Marquez hyn mes legjendave, si Matheus e Carbajal

Sport

rafafafa
Tanimë, Rafa Marquez nuk është vetëm në historinë e Meksikës, por edhe në atë të Botërorëve. Duke hyrë në fushë gjatë pjesës së dytë kundër Gjermanisë, Marquez arriti vecantinë e luajtjes nëpër 5 Kupa të Botës. Aktivizimi në minuën e 74-t të ndeshjes, duke zëvendësuar Guardadon, i dha mundësi të hyjë në “klubin e legjendave”. Markrez që mban 39 vlla, ka debutuar në Botërorin e vitit 2002 dhe pikërisht prej atëherë ka qenë pjesë e përfaqësueses së Meksikës…Një rekord historik, që kapiteni meksikan e ndan me gjermanin Lotar Matthaus (’92-’98) dhe bashkatdhetarin Antonio Carbajal (’55-’60). këtyre mund t’u shtohet edhe Gigi Buffon, i cili megjithatë u grumbullua në Francë ’98 pa zbritur në fushë. Diferenca e vetme e Markez me paraardhësit e tij është që ata kanë fiuar të gjithë një Botëror, kurse ai… jo.

rafa1
Megjithatë, mbetet vërtet një arritje e madhe për mbrojtësin 39-vjeçar meksikan, që disa muaj më parë kishte paralajmëruar tërheqjen nga futbollin. Por jo përpara se të luante Botërorin rus, që për më tepër e nisi me një sukses historik atë kundër Gjermanisë. Megjithatë, mbetet vërtet një arritje e madhe për mbrojtësin 39-vjeçar meksikan, që disa muaj më parë kishte paralajmëruar tërheqjen nga futbollin. Por jo përpara se të luante Botërorin rus, që nisi me një sukses historik ndaj Gjermanisë. Dhe nuk përfundon me kaq, pasi nëse Rafa do të arrinte të shënonte gol në këtë Botëror, do të barazonte Pele, Uve Seeler, Cristiano Ronaldo e Miroslav Klose, si lojtari i radhës në histori që ka shënuar nëpër 4 Botërorë të ndryshëm. Vërtet legjendë!