Një numër i madh tifozësh janë mbledhur në Berlin, për të treguar suportin e tyre ndaj tashmë ish-lojtarin e kombëtares gjermane, Mesut Ozil. Largimi i tij nga ekipi ishte jo pak i bujshëm dhe i shoqëruar me tepër problematika.
Mbështetësit kanë bërë një protestë duke mbajtur flamurin turk, për të treguar se nuk duhet të ketë rracizëm. Ata gjithashtu kishin bluza ku shkruhej:” Unë jam Ozil”.
Kujtojmë se 30 vjeçari u tërhoq nga kombëtarja për shkak të kritikave dhe ofendimeve që mori, të cilat sipas tij ishin thjesht një prapagandë politike.