“Jemi shumë të lumtur që jemi këtu. Kemi shansin e madh të luajmë në fazën ‘play-off’ të ‘Champions League’-ës, çfarë do të ishte një sukses i madh. Përballë kemi Olympiacos, një skuadër shumë e fortë, që ka eksperiencë dhe di se si t’i luajë ndeshjet e mëdha. Që të arrijmë objektivin tonë duhet të bëjmë një ndeshje perfekte. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në fazën mbrojtëse. Mendoj se është e rëndësishme të shfaqim entuziasmin tonë edhe në fushën e lojës, por edhe disiplinë, pasi kjo është e nevojshme kur përballesh me ekipe si Olympiacos.”
