Qaka te Steaua, mungon vetëm akordi me Poli Iasi

Sport

kamer qaka 1212
Në një deklaratë të lëshuar të hënëm për mediat, pronari i Steauas së Bukureshtit, Xhixhi Bekali, e bëri gjithçka të kryer mbi transferimin e Kamer Qakës te klubi i kryeqytetit të Rumanisë. Madje konfirmoi se i ati i lojtarit udhëtoi enkas në Bukuresht, për të gjetur gjuhën mbi termat e kontratës së re.
Mirëpo në të vërtetë, sipas që raportohet në mediat rumune, tratativat për lëvizjen e mesfushorit të Kombëtares shqiptare nga Poli Iasi duket se janë ende larg finalizimit. është pikërisht skuadra që ka në pronësi kartonin e lojtarit, ajo që ka refuzuar edhe ofertën e parë të bërë nga Steaua, prej 350 mijë eurosh, plus 15% përfitim nga një transferim më i shtrenjtë i lojtarit në të ardhmen.

qaka
Skuadra e njohur rumune e konsideron Qakën si elementin e duhur për të udhëhequr mesfushën në sezonin e ardhshëm. Akordi me lojtarin është arritur, por po has në rezistencën e Poli Iasit, që kërkon të përfitojë më shumë nga shitja e shqiptarit. Ndërkohë, drejtuesi i klubit Adrian Ambrosie ka pranuar se dëshira e futbollistit është që të luajë për Steauan. E për më tepër, ka pasur edhe një takim me të atin e tij, që i ka konfirmuar akordin me klubin nga Bukureshti. Mirëpo gjithashtu ka thënë se “tani duhet që Steaua të bëjë ofertën e kënaqshme për neve, pasi e para nuk është e përshtatshme”. Ndër të tjera është zbuluar se Qaka ndiqet edhe nga Real Saragoza në Spanjë. Gjithsesi, përshtypja është se Poli Iasi nuk do ta lëshoi pa marrë të paktën 500 mijë euro. Megjithëse, sipas një vlerësimi të bërë nga ‘transfermarkt.de’, vlera e lojtarit vërtitet diku te 700 mijë eurot.