Qaka larg Steauas? Becali e konfirmon në ekip

Sport

kamer
Shumë është folur gjatë ditëve të fundit mbi faktin që Steaua e Bukureshtit dëshiron të largojë Kamer Qakën, pasi drejtuesit me në krye presidentin Xhixhi Becali nuk janë të kënaqur nga shqiptari. Për këtë ka reaguar edhe Poli Iasi, klubi i vjetër i lojtarit. Menjëherë sapo ka marrë vesh se Steaua mund t’i tregojë derën Qakës, drejtuesit e Poli Iasi kanë thënë se janë të gatshëm për të pritur kthimin e mesfushorit te skuadra e tyre. Pikërisht, drejtori ekezekutiv Adrian Amborize ka deklaruar se janë të gatshëm për huazimin e Qakës, gjithmonëse nëse Steaua nuk do ta mbajë. “Jemi të interesuar për shërbimet e Qakës, pasi ka qenë një nga futbollistët vendimtar në sezonin e kaluar. Madje ka pasur edhe progrese të dukshme. Prandaj do ta mirëprisnim përmes formulës së huazimit”, ka treguar Ambrozie.

becali
Gjithsesi duket se Steaua kërkon ta përfshijë lojtarin kuqezi në një shkëmbim me Dinamon e Bukureshtit, për transferimin e Dan Nistor. Por Dinamon e ka refuzuar ofertën që përfshinte dhe Qakën. E së fundi i ka thënë “jo” edhe një oferte të thatë në para’. Kështu, Qaka me shumë mundësi do të mbetet me Steauan. Si për të konfirmuar këtë kanë ardhur edhe fjalët e vetë Becalit për mediat rumune. “Mund ta shes Qakën në cfarëdo momenti, por nuk kam dëshirë. Nëse nuk marrim Nistor, atëherë do ta mbaj. Kam shumë mesfushor në skuadrën time, por Qaka mund të bëhet një lojtar edhe më mirë”, u shpreh Presidenti i Steuas së Bukureshtit, që mesa duket i ka dhënë fund zërave të qarkulluar së fundi mbi të ardhmen e Qakës.