PUTHJA QE EKLIPSOI TRIUMFIN E SPANJES

Sport

Spanja në futboll për femrave u shpall për herë të parë kampione e botës, pasi në finalen e luajtur të dielën në Australi mposhti 1-0 Anglinë. Mirëpo, e gjithë vëmendja e mediave sportive është përqendruar tek një episod i ndodhur gjatë ceremonisëë së ndarjes së cmimeve. Pikërisht, presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, u shfaq duke puthur në buzë futbollisten e kombëtares spanjolli Jeny Hermoso, në momentin e dorëzimit të medaljeve për përfaqësuesen iberike. Kur spanjollet po kalonin me radhë për të marrë medaljet, Rubiales, jo vetëm përshëndeti futbollisten Hermoso, guxoi edhe ta puthë në buzë. Pikërisht këto pamje kanë bërë xhiron e rrjetit, duke shkaktuar natyrisht edhe polemika të forta. Vetë Hermoso e vendosur në siklet, u detyrua të reagojë e të komentonte atë që ndodhi me një postim live në rrjetet sociale. “Nuk është se më pëlqeu, por nuk kisha çfarë t’i bëja”, u mjaftua të shkruajë sulmuesja e Spanjës, e cila gjatë finale ishte edhe protagoniste e humbjes së një penalltie, që u prit nga portierja e Anglisë. Megjithëse kjo nuk cenoi fitoren dhe festën e Spanjës.