Futbollisti shqiptar Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij Leonita janë duke kaluar disa ditë pushimi në ishujt më të bukur në botë.
Bëhet fjalë për ishujt Seychelles, të cilët gjenden në pjesën perëndimore të Oqeanit Indian, ku përfshihen 115 ishuj dhe ku mbizotëron bimësia tropikale.
Graniti ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale foto dhe video nga ky vend përrallor ku së bashku me bashkëshorten e tij duken se janë duke shijuar relaksin dhe pamjen mahnitëse që ky vend të ofron.