Ndeshja e mirë që bëri Interi në transfertën e Manchester Cityt, nuk ka kaluar pa u vënë re edhe në anën e kuqe të qytetit. Mediat e huaja, bëjnë me dije se është pikërisht Manchester United që ka nisur të ketë një interes për trajnerin e skuadrës zikaltër, Simone Inzaghi. Djajtë e kuq, këtë verë rinovuar kontratën me Erik Ten Hag, i cili është duke e udhëhequr ekipin në sezoniin e tij të tretë tashmë, mirëpo problemi qëndron se përmirësime nuk duket të ketë. United, pavarësisht shpenzimeve të majme në merkato, vijon të ketë probleme në marrjen e rezultateve. Madje, këtë sezon, në 5 javët e para të kampionatit, 20 herë kampionët e Anglisë kanë marrë vetëm dy fitore, çka do të thotë se diferenca me kreun ka shkuar në 6 pikë. Në kushte si këto, ndonëse kanë treguar një mbështetje të vazhdueshme për trajnerin e tyre, në të njëjtën kohë, drejtuesit e klubit, po shohin me kujdes edhe alternativat e tjera për të zëvendësuar teknikun Ten Hag. Sipas informacioneve, pjesë e listës, është bërë edhe Simone Inzaghi, i cili ka bërë shumë mirë përgjatë edicioneve të fundit me skuadrën zikaltër. Pasi shkoi deri në finale e Champions League dy sezone më parë, vitin e kaluar, italiani e dërgoi Interin drejt titullit të 20 herë kampion në Serie A, ndërsa këtë edicion, prej shumëkujt, Interi konsiderohet favorit për të fituar sërish në Itali. Nisur nga këto të dhëna, krerët e Manchester United, duket se kanë filluar të ndërtojnë besim, se Inzaghi mund të jetë zhgjedhja e duhur për të rikthyer skuadrën drejt trofeve madhorë, diçka që Ten Hag nuk po e bën dot. Hollandezi ka kohë në dispozicion për të reaguar vetëm përgjatë këtij viti futbollistik, sepse në të kundërt, në Maj, mund të shkarkohet nga detyra