Publikohet raporti paraprak mbi aksidentin e Kobe Bryant

Sport

Në më pak se dy javë pas rrëzimit fatal të helikopterit që i mori jetën Kobe Bryant, vajzës së tij dhe shtatë personave të tjerë, dihet se mjeti me të cilin po udhëtonte legjenda e Los Angeles Lakers, nuk kishte probleme motorike.

Ekspertët thonë se ky studim ka treguar se motorët ishin duke punuar në kohën kur ndodhi aksidenti, kështu që vdekja e një prej basketbollistëve më të mirë në historinë e NBA, nuk lidhet me mos funksionimin e motorit të helikopterit.

Një dëshmitar ka thënë për “NTSB” se helikopteri po fluturonte nëpër mjegull para se të rrëzohej në kodrën Calabasas, Kaliforni.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit që po kryen hetimet, do të shikojë se çfarë roli ka luajtur moti në këtë aksident.