Publikohen foto të aksidentit të Kobe Bryant

Sport

Bashkëshortja e Kobe Bryant është “totalisht e shkatërruar” prej fotove të publikuara nga dita e aksidentit fatal, ku mbeti pa jetë basketbollisti, vajza e tij 13-vjeçare dhe 7 persona të tjerë. Vetë autoritetet e Los Angeles-it kanë qenë ata që kanë publikuar foto të helikopterit të aksidentuar.

Vanessa ka ngritur akuza ndaj përgjegjësve që kanë publikuar fotot dhe kërkon që pas identifikimit të tyre, të merren masat dhe fotot të mos shpërndahen më tej.

Përmes një statusi në Facebook, sherifi i policisë sqaron se të gjitha akuzat janë nën hetim dhe se është shumë i shqetësuar që vartësit e tij të jenë përfshirë në diçka kaq delikate sa kjo.