PSV – NAPOLI, TS3 HD, 21:00

Sport

Peter Bosz (trajner i PSV):

“Unë besoj se duhet të kesh të njëjtën mendësi për çdo ndeshje dhe vullneti për të fituar duhet të jetë gjithmonë i njëjtë. Ne e bëmë këtë mjaft mirë gjatë fundjavës në kampionat kundër Go Ahead Eagles. Tani na pret një përballje edhe më e vështirë, në Champions League, kundër Napolit, çka e rrit koeficientin e vështirësisë së impenjimit. Noah Lang? Në dy vitet që punova me të, ai mund të them se ishte një lider i vërtetë, që padyshim e mbajti grupin tonë mjaft të bashkuar. Për më tepër, ai na ndihmoi të shpalleshim kampionë. Për të gjithë këtë, natyrisht, meriton  respektin tonë si ish-lojtar i yni, por si kundërshtar duam ta mundim në fushën e lojës. E do të bëjmë gjithcka për t’ia dalë mbanë, pasi na nevojitet fitorja e parë në këtë Fazës së Ligës ”

 

Sergiño Dest, mbrojtës i PSV

“Më duket disi e cuditshme që Lang mund ta kem sonte përballë si kundërshtar. Dhe mbi të gjitha, që ai do të duhet të vrapojë pas meje! Do të jetë një ndeshje e mirë, dhe jam i lumtur ta shoh përsëri. Mirëpo për 90 minutat e sotme, nuk do të jemi miq të pakten derisa të mbarojë ndeshje. Unë duhet ta kem mjaft kujdes. Por edhe ai do të duhet të punojë shumë, që të më neutralizojë nga ana tjetër. Pres një opërplasje të fortë mes meje dhe atij, por mbi të gjitha mes dy skuadrave”

Antonio Conte, trajner i Napolit:

“Këto janë të gjitha ndeshje të rëndësishme dhe të vështira. Ne humbëm ndaj Manchester City dhe fituam kundër Sportingut të Lisbonës,  pa mbrojtjen titullare që kishim gjatë sezonit të kaluar. Do të përpiqemi, si gjithmonë, të bëjmë më të mirën tonë edhe sot ndaj PSV. Natyrisht, duke pasur besim të plotë te lojtarët e mi. Na pret një ndeshje kundër një skuadre shumë të mirë. Ata fituan kampionatin e Holandës gjatë sezonit të kaluar dhe janë gjithmonë një skuadër kyç në futbollin holandez. Ata luajnë një stil të veçantë futbolli. Prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm për t’i përballuar në mënyrën e duhur”.

 

Sam Beukema, mbrojtës i Napolit:

“Për mua dhe Noa Lang është gjithmonë mirë të kthehemi në Holandë. Ka një kulturë të ndryshme këtu, krahasuar me Italinë. Noa është shumë i emocionuar që do të kthehet aty ku luajti vitin e kaluar; të dy jemi të lumtur që jemi këtu. Unë gjithmonë përpiqem të përmirësohem dhe nëse vazhdoj kështu, ndoshta do të marr edhe një thirrje në ekipin kombëtar. Por tani për tani, po mendoj vetëm për Napolin dhe ndeshjen që na pret ndaj PSV. Noa? Ai ende po mëson gjuhën dhe po përmirësohet taktikisht. Po punon shumë dhe dëshiron të fitojë minutazh aktivizimi. Jam i sigurt se do të jetë titullar së shpejti.