PSV – JUVENTUS, TS1 HD, 21.00

Sport

Peter Bosz, trajneri i PSV:

“Padyshim që do të jetë ndryshe nga ndeshja e parë, sepse ne duhet të fitojmë, gjithashtu me diferencë golash. Ne luajmë në shtëpi, në stadiumin tonë. Do të kemi 35,000 veta pas nesh. Shpresoj se do të jetë një natë vërtet e paharrueshme e Ligës së Kampionëve që ata do të kenë kënaqësinë ta përjetojnë.

Shpresoj që të ndihmojë sadopak fakti që Juventusi ka pasur më pak kohë sesa ne, për të rikuperuar nga impenjimi i fundit në kampionat. Unë nuk kam ndërmend të vërtitem shumë, përreth fjalës krizë. E kam të qartë se çfarë pres nga PSV. Ne jemi një klub me nivel të lartë dhe duhet të fitojmë gjithmonë në shtëpi kundër skuadrave si për shembull, Utrecht. Juventusi është pak më ndryshe; kjo është një ndeshje e Champions League kundër një klubi të nivelit të lartë, por ne gjithashtu kemi një ekip të mirë.

Nuk e di nëse Karsdorp, Obispo dhe Boscagli mund të luajnë. Boscagli ka qenë duke u stërvitur me ne këto ditë. Dest po stërvitet, por ai nuk është i gatshëm për skuadrën para kësaj ndeshjeje”

Mauro Junior, lojtar i PSV:

“Ne nuk jemi në më të mirën tonë për momentin, por kjo është gjithashtu pjesë e futbollit. Prandaj mendoj se duhet të qëndrojmë pozitivë. Kemi një tjetër mundësi për të luajtur. Kundër FC Utrecht ne luajtëm mirë dhe krijuam shumë raste. Në tërësi, ne dominuam lojën, dhe kjo më jep besim për ndeshjen ndaj Juventusit. Unë gjithmonë synoj të jap gjithcka si në stërvitje edhe në ndeshje. Javën e kaluar ne merituam një barazim në Torino, por për fat të keq humbëm. Tifozët tanë janë pas nesh këtë radhë, kështu që nëse jemi në maksimumin tonë, besoj se mund të kalojmë në raundin tjetër”.

 

 

THIAGO MOTTA, trajner I Juventus:

Arritja në fazën e 16-shes është një objektiv. Deri më tani, kjo është ndeshja më e rëndësishme e sezonit tonë. Ne duhet të  ofrojmë një performancë të plotë në nivelin më të lartë në çdo aspekt – teknik, fizik dhe mendor. Vetëm kështu mund të kemi mundësi përr të kaluar në fazën tjetër. Barazimi? Vërtet kemi arritur shumë këtë vit, por nuk kemi qenë kurrë të kënaqur. Ne kurrë nuk luajmë për barazim, edhe nëse kjo do të na mjaftonte. Mendësia jonë është gjithmonë të fitojmë dhe ne hyjmë në fushë me atë vendosmëri. Që në fillim, qëllimi ynë është i qartë – të sigurojmë fitoren përmes zotërimit të disiplinuar dhe mbrojtjes solide. Ne duhet të fitojmë kualifikimin tonë duke qenë ekipi më i mirë. Të gjithë ata që janë në dispozicion mund ta fillojnë ndeshjen si titullarë, ose përndryshe do të mund të japin një dorë në ndeshje e sipër. Samuel Mbangula? Çdo lojtar ka një rol në këtë skuadër, pavarësisht nëse ai fillon si titullar ose vjen nga pankina. Mbangula ka punuar shumë dhe duke u përmirësuar. Unë kam besim se ai do të arrijë të kontribuojë, atëherë kur t’i kërkohet”.

Teun Koopmeiners, mesfushori i Juventusit

“Ndihemi mirë dhe shpirti ynë sportiv është në nivel të lartë. Jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje, sepse e dimë se do të jetë e vështirë, por qëllimi është fitorja. Besoj se PSV që luan në shtëpi do të jetë një skuadër krejtësisht ndryshe nga ajo që takuam në Torino. Nuk duhet të mendojmë për rezultatin e lojës, por për të luajtur dhe për të fituar sërish, njësoj sic bëmë në ndeshjen e parë. “A jam i motivuar duke mos filluar gjithmonë si titullar? Sinqerisht, përpiqem të qëndroj i qetë dhe pozitiv. Kemi shumë lojtarë të fortë dhe besoj në aftësinë time për të kontribuar kur më kërkohet. Edhe kur hyj nga stoli, qëndroj i fokusuar për të ndihmuar skuadrën të fitojë. Ky është prioriteti im”.