Peter Bosz, trajner i PSV:
“Unë nuk do të ndryshoj stilin tim të lojës. Unë përshtatem me kundërshtarin në çdo ndeshje, por nuk e ndryshoj filozofinë që kam ndjekur përherë. Nuk është vetëm një gjë që duhet të ndryshojmë për t’u kthyer në rrugën e duhur. Janë shumë gjëra, ndonjëherë gjëra të vogla. Mbi të gjitha, ne duhet të bëjmë më mirë në mbrojtje.
Më shumë do të thoja se bëhet fjalë për momente. Në ndeshjen kundër Go Ahead Eagles, ne nuk qëndruam gjithmonë të bashkuar kur humbnim topin. Por në raste të tjera sigurisht që e bënim. Por duhet të dimë të kthehemi tek loja që bëmë kundër Juventusit, në ndeshjen e kthimit, pasi atëherë vërtetë ishim skuadra që dua të shoh.
Jemi të vendosur të luajmë një lojë të shkëlqyer, të jemi në maksimumin tonë dhe si përfundim të përparojmë në këtë kompeticion. Ky është objektivi ynë dhe do të ishte një moment krenarie për klubin. Sigurisht që do të jetë e veçantë për ne, por po ashtu edhe për tifozët. Të gjithë do të mund të shijojmë atmosferën, pasi këto lloj ndeshjesh janë të veçanta, ato janë mundësi të shkëlqyera për të ndjerë diçka shumë speciale
Ivan Perisic, lojtar I PSV:
“Do të jetë e vështirë, ata janë një ekip vërtet i mirë dhe vecantërisht një ekip i ri, që është mjaft i fortë për t’u përballuar. Kanë një trajner të mirë Si Arteta, por në vitet e fundit atyre u ka munguar gjithmonë diçka për të bërë një hap përpara dhe për të fituar. Ne duhet të jemi gati dhe e di se do të kemi një shans të mirë për t’i mposhtur ata. Unë besoj shumë te ekipi. Ne jemi stërvitur më së miri, për të dyja ndeshjet kundër tyre. NSë fundi nuk kemi luajtur si një skuadër. Prandaj duhet ta ndryshojmë dicka të tillë. Nga sot deri në fund të sezonit duhet të japim gjithçka. Sezoni nuk ka mbaruar ende. Ne ende mund të fitojmë diçka dhe duhet të bëjmë gjithçka për t’ia dalë mbanë”.
Mikel Arteta, trajner i Arsenal:
“Ne nuk mund t’i ndryshojmë gjërat, duhet të mësojmë nga kjo situatë dhe ta përdorim atë në ndeshjen e ardhshme. Kemi mësuar shumë gjëra për veten tonë në këtë sezon të Champions League. A e ekziston mundësia që Arsenali të ketë një sukses këtë sezon në Champions? MUnd të them se e gjithë kjo është si të jesh në një tunel të gjatë… Por përpara nesh për momentin është vetëm PSV dhe duhet të jemi thjesht më të mirë se ata. Pra, ja ku jemi tani. Realiteti është se ne po shikojmë vetëm atë që na pret. Unë shoh një ekip që ka eliminuar një ekip si Juventusi. Prandaj, e dimë se do të kemi shumë histori kundër tyre. E di vështirësinë, kemi luajtur shumë kundër tyre vitet e fundit dhe e dimë se do të jetë një ndeshje jo e lehtë.
Kemi mësuar shumë gjëra për veten tonë në këtë sezon të Ligës së Kampioneve. Kemi luajtur shumë ndryshe në shtëpi dhe jashtë vitin e kaluar, veçanërisht në Evropë. Këtë vit kemi qenë shumë më konsistent. Shënuam shumë gola dhe nuk pësuam pak. Kemi pësuar vetëm tre gola, është fantastike, është një bazë e shkëlqyer për të filluar”.
Jurriën Timber, mbrojtës i Arsenalit
“Mendoj se motivimi është atje. Është një kompeticion i mrekullueshëm për të luajtur dhe ne dolëm shumë mirë në fazën e ligës. Luftimet e fundit? Nuk e shoh si negative, por kemi kaluar shumë. Është një sfidë për ne dhe duhet ta përballojmë. Nuk kisha nevojë t’i tregoja shumë Mikel [Artetës] sepse kemi luajtur dy herë këtu në tre vitet e fundit. Nuk kam nevojë t’u them as shokëve të skuadrës [për të njëjtën arsye]. Ata kanë shumë cilësi, jo vetëm në front, por në të gjithë fushën”.