PSG vs Brest, TS3 HD, 21:00

Sport

Luis Enrique, trajneri i PSG:

“Është mëse e qartë që jemi tërësisht të përqendruar në ndeshjen e sotme. Morëm një rezultat të mirë në takimin e vajtjes, por sfida e kthimit mund të bëhet tej mase e komplikuar. Këtë sezon, Brest ka mundur të ktheht nga dy gola disavantazh, kështu që mesazhi është i qartë. Ata janë një skuadër mjaft e organizuar dhe që funksionon më së miri. Loja e tyre mund të organizohet në mënyra të ndryshme, duke filluar me pasimet e gjata, diçka që mund të shkaktojë shumë probleme për ne. Duhet të harrojmë gjithçka që ndodhi në takimin e parë dhe ambicia jonë e vetme duhet të jetë fitorja e kësaj ndeshjeje. E kemi detyrë shtëpie ta bëjmë këtë gjë. Atmosfera do të jetë e bukur, pasi do të kemi mbështetjen e tifozëve që prej minutës së parë. Do të zbresim në fushë me dëshirën për të fituar dhe mos shpërqendrohemi nga asgjë tjetër.

Forca e Brestit është grupi dhe cilësitë individuale. Por Ajorque është një lojtar i komplikuar për të luajtur kundër, pasi ai është i aftë të vrapojë nga thellësia nëse ne nuk arrijmë të bëjmë pressing siç duhet. Sa herë që jemi përballur, ai ka luajtur mjaft mirë ndaj nesh. E dimë se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë për ne. Asgjë nuk është mbyllur.

Kvaratskehlia? Jam i lumtur me kontributin e tij në skuadër. Ai ka nevojë për kohë që të përshtatet, pasi duhet të mësojë një gjuhë të re. Ky është një vend i ri për të dhe familjen e tij. Jam shumë i lumtur me mënyrën se si ai po sërvitet. Nuk do të nxitohemi, pasi Kvara po përshtatet mirë. Sigurisht që procesi do të kërkojë kohë.”

 

Eric Roy, trajneri i Brest:

“Një herë kam luajtur njuë ndeshje ku ishim duke humbur 4-0 në pjesën e parë dhe në të dytën, fituam 5-4. Pra, nga perspektiva ime, kanë mbetur ende edhe 90 minuta për t’u luajtur dhe jo 45. Kështu që, nëse lojtarët e marrim mirë këtë mesazh, asnjëherë nuk i duhet se çfarë mund të ndodhë.

Jemi të emocionuar gjithashtu që 2 mijë tifozë të Brest do të jenë në stadium për të na mbështetur. Skenari perfekt do të ishte nëse do të shënonim në minutën e dytë, në të 10-tën dhe në të 89-tën. Në këtë mënyrë, ndeshja mund të shkojë në shtesë, e ndoshta edhe tek penalltitë. E dimë që vështirësia do të jetë e shkallës maksimale, por kemi nxjerrë disa mësime nga humbja e pësuar në shtëpi. Prandaj, mendoj se bashkë me pjesën tjetër të stafit, i kemi marrë masat siç duhet dhe përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme. Rezultati që morëm në shtëpi, na bën të mos kemi rrugë tjetër veçse të sulmojmë dhe të provojmë gjithçka për gjithçka. Shpresoj se gjërat të na shkojnë mbarë dhe të zhvillojmë një mbrëmje historike.”