“Pas kësaj sfide, nuk do të ketë justifikime. Pas Kupës së Botës, Bayerni kaloi një moment të vështirë, mirëpo që prej atëherë, loja e skuadrës gjermane ka ardhur në rritje. Përballë kemi një kundërshtar me plot kualitet në përbërje. Në mbrëmje si këto, ata dinë të reagojnë mjaft mirë. Nëse analizojmë të gjitha detajet, mund të themi se mundësitë janë 50 me 50. Megjithatë, kjo është një ndeshje e Champions League dhe çdo skenar është I mundshëm.
Ndërsa ndryshe është situata jonë. Nuk kemi performuar sikurse duhet përgjatë takimeve të fundit. Megjithatë, sonte kam një skuadër më të kompletuar në dispozicion.
Kur jeni trajner I Parisit dhe kur humbni dy ndeshje njëra pas tjetrës, atëherë bëhet shumë e vështirë, sidomos kur në një sfidë eliminohesh, sikruse ishte ajo ndaj Marseille. Po refglektoj mbi atë që ka ndodhur dhe njëkohësisht po veproj. Po u qëndroj pranë lojtarëve të mi, po përgatitem për ndeshjen dhe do përpiqem të gjej formulën më të mirë të mundshme për të bërë një paraqitje sa më dinjitoze në fushën e lojës.
E respektoj të gjithë atë që thuhet për mua, por kjo nuk ndikon aspak në punën time. Gjëja më e rëndësishme për ne është situata në dhomat e zhveshjes dhe përgatitja e ndeshjes në mënyrën më të mirë të mundshme.
Mbappe? Gjatë të së dielës ai kreu stërvitje individuale, ndërsa të hënën u bashkua me pjesën tjetër të grupit. Nuk mendoja se do tërvitej dje, por duke u konsiltuar edhe me departamentin mjekësor, vendosëm që ai mund të stërvitej dje. Rikthimi I tij është shumë pozitiv, por nuk e dimë ende nëse ai do jetë në fushë, ose jo.”