PSG, Tuchel flet për çështjen Rabiot, do të vendosë vetë të ardhmen e tij

Sport

touchel thom
Adrien Rabiot është kthyer në një çështje në Francë. Pas refuzimit që i bërë kombëtares franceze, për shkak se nuk pranonte ta niste nga stoli, zgjedhje për të cilën me siguri është penduar, pasi pa shokët e tij të dilnin triumfues në Rusi, Rabiot tashmë refuzon të diskutojë rolin e titullarit edhe tek PSG. 23-vjeçari ka qenë prej kohësh ndër të parët që është shfaqur i pakënaqur ndaj skuadrës, kryesisht për shkak të trajtimit që i bëhet Neymar tek kampionët e Francës. Kështu, largimi i tij nga PSG nuk do të ishte një çudi, me Barcelonën që flitet të jetë skuadra më e interesuar për shërbimet e tij.

rabiot
Nga ana tjetër, trajneri i parizienëve, Thomas Tuchel, duket se nuk e ka problem largimin e mesfushorit. Ai është shprehur së fundmi se Rabiot do të vendosë vetë për të ardhmen e tij. Tuchel beson se futbollisti në fjalë ka cilësi të mira dhe se ka mundësinë të përmirësohet edhe më shumë. Ai shton se preferon të ketë në skuadër lojtarë që kanë dalë nga skuadrat zinxhir, por që gjithësesi vendimi final do t’i takojë vetë Rabiot.  Barcelona nga ana tjetër është gati të hyjë në tratativa për 23-vjeçarin francez, ndërkohë që burime të ndryshme nga Spanja thonë se klubi blaugrana ka arritur akordin me Rabiot për t’u transferuar verën e ardhshme, si lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata aktuale me kampionët e Francës.