PSG sot e pret një sfidë e madhe…

Sport

psg lvp
Thomas Tuchel(trajner i PSG): Kjo është një sfidë vërtet e madhe, pasi Liverpool është një nga skuadrat më të mëdha në Evropë. Mendoj se jemi gati. Kemi ende shumë hapa të mëdhenj për të bërë përpara dhe sfida e sotme është një e tillë. Ata luajnë në nivel të lartë në çdo ndeshje dhe influenca e trajnerit Klopp është e dukshme. Mund edhe të mos fitojmë, por gjithsesi ne duhet të përqëndrohemi vetëm te triumfi. Sulmi i tyre është i një cilësie të jashtëzakonshme. Firmino mund të luajë në çdo pozicion në sulm, ndaj duhet të tregojmë kujdes në lëvizjet e tyre. Ajo që ka më shumë rëndësi për ne është të luajmë me besim dhe vendosmëri. Duhet të luajmë topin sa më shpejt dhe të lëvizim sa më shumë nëpër fushë.

thomas tuchel
Maquinhos(mbrojtësi i PSG): Të gjithë lojtarët janë të vetëdijshëm për rëndësinë e këtij takimi. Mund të arrijmë gjëra të mëdha. Duhet të japim më shumë se maksimumin tonë e të ndihmojmë njëri-tjetrin në çdo cep të fushës. Loja në grup është diçka vendimtare në takime të tilla, duke ditur që në aspektin individual kemi lojtarë që dijnë të bëjnë diferencën.

1190