PSG rrezikon eliminim nga UEFA Champions League

Sport

PSG rrezikon eliminim nga UEFA Champions League, që në Fazën e Ligës. Tre humbje të pësuara në 5 javët e para dhe vetëm 4 pikë në dispozicion, e rendisin skuadrën franceze në vendin e 26, dy pozicione më poshtë fazës së play-off.

Me këtë ecuri, apo me këto të numra që ka në dorë, mundësia që Parisi të kualifikohet mes më të mirave të Fazës së Ligës, është zero. Thënë këtë, shpresa e vetme e kampionëve të Ligue 1 është arritja e faës play-off. Mirëpo, për të shkuar deri aty, duhen fituar me çdo kushte 3 ndeshjet e mbetura, dhe gjithashtu duhet shpresuar në gabimin e kundërshtarëve, sepse asgjë nuk është e sigurt. Pra, mundësia që Parisi të shkojë edhe në fazën play-off, është thuajse në masën 50%.

Në tre ndeshjet e ardhshme, parizienët nuk është se favorizohen shumë, pasi kalendari do t’i vendosë përballë skuadrave si Salzburg, Manchester City, apo Stuttgarti. Takimi ndaj Salzburgut mund të konsiderohet si një pengesë e lehtë për francezët, pastaj, dy takimet e tjera, situata do të jetë në një shkallë më të ndërlikuar vështirësie.

Në këtë panoramë të zymtë për Parisin, pas humbjes me Bayern Munich të Martën mbrëma, trajneri Luis Enrique ka thënë se përgjegjësia është vetëm e tij dhe e askujt tjetër. Spanjolli ka marrë mbi vete të gjitha kritikat dhe ai mund të cilësohet si fajtor i gjendes së PSG.