PSG-Real Madrid, çfarë diferencash!

Sport

psg vs real
Sfida mes PSG dhe Real Madrid është padyshim një nga ndeshjet më të bukura që vetëm champions League t’i ofron. Shpenzimet marramendëse të parizienëve dhe synimet e qarta të shpehura prej tyre për t’i shkuar deri në fund kompeticionit, rritën edhe më tepër rëndësinë e përballjes me kampionët në fuqi të Europës. Mirëpo nëse sheh shifrat mes këtyre dy skuadrave, diferencat janë të mëdha. 4 herë janë përballur parizienët me skuadrat spanjolle në fazën me eleminim direkt, 3 herë me Barcelonën dhe herën e fundit me Real Madrid, duke mos ia dalë asnjëherë të kalojë më tej.

psg
Me humbjen 1-2 ndaj madrilenëve në “Parc des Princes”, kryeqytetasit francezë për herë të parë në historinë e tyre humbasin 3 ndeshje radhazi në Champions League. Me Bayern në fazën e grupeve dhe dështimet ndaj kampionëve në fuqi. Cristiano Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde. Pas golit të shënuar në shtëpinë e PSG, portugezi bëhyet lojtari i dytë që shënon në 9 ndeshje radhazi në arenën europiane. Diçka të tillë më parë e ka arritur Ruud Van Nilsterooy në vitin 2003, me fanellën e Manchester United.
Verrati u bë sërish protagonist me një karton të kuq.

RM

Në 4 rastet e fundit që PSG është dënuar në këtë mënyrë nga gjyqtari, Verrat ka qenë përgjegjës në 3 ndëshkime me të kuq. PSG nu humbte në shtëpi prej 51 ndeshjesh, por Real Madrid e bëri të dukej më e thjeshtë se ç’mendohej. Me Zidane në krye të stolit, madrilenët fitojnë 75% të ndeshjeve të tyre në Champions League. Benzema nuk ia doli të ishte i saktë përballë Areola, por veç kualifikimit më tej, ai i gëzohet edhe prezencës së 100 në Champions League. Vetëm 2 francezë të tjerë e kanë kaluar këtë shifër, Thierry Henry dhe Patrice Evra.

benzema
PSG dështoi sërish dhe presidenti Al-Khelaiffi pranoi se do të ndërmarrë vendime të rëndësishme dhe trajneri Unai Emery duker se mund ta pësojë i pari, pasi nuk kualifikohet në çerekfinalet e Champione League për herë të 6 si trajner.

unai2