PSG pëson humbjen e parë në shtëpi, tifozët kundër Lionel Messit

Sport

Që prej eliminimit nga Champions League, PSG është mbështjellë nga një situatë tepër tensionuese. Tifozët nuk e kanë pritur aspak mirë daljen nga skena më e lartë e futbollit europian, e për këtë arsye, sidomos ndaj yjeve të skuadrës, por në veçanti ndaj Lionel Messit.

Përkrahësit e klubit parizien, kishin paralajmëruar, se në ndeshjen e javës së 28-të në “Parc des Princes”, ndaj Rennes, do fërshëllenin vazhdimisht kampionin e botës, sa herë që ai të prekte topin. E në fakt ashtu ndodhi. Tifozët e PSG janë kthyer kundër argjentinasit, të cilët I faturojnë atij një pjesë të madhe të dështimit të radhës në Europë.

Në rrethana si këto, kjo mund të jetë një shenjë se aventura e Messit në Parkun e Princave, mund të konsiderohet e përfunduar. 7 herë fituesi I Topit të Artë ka një kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit, mirëpo skena të tilla tregojnë se mundësia që Messi të largohet nga Parisi, mbetet mjaft e madhe.

Për t’u rikthyer tek sfida ndaj Rennes, Parisi u mposht me rezultatin 2-0, duke pësuar në këtë mënyrë, disfatën e parë sezonale në shtëpi sa I përket një ndeshje kampionati. Parizienët mbeten në krye me 66 pikë, 7 më tepër sesa Marseille e vendit të dytë.

Kjo humbje, I ka kthyer edhe një herë tjetër sytë nga trajneri I skuadrës, Christophe Galtier, I cili që prej eliminimit nga Champions League, po I vjen rrotull shkarkimit. Megjithatë, vetë tekniku në fjalë është shprehur se ndihet I qetë dhe nuk ndihet aspak nën presion.