PSG nuk siguron dot titullin, Choupo-Moting humb rastin…

Sport

psg fly
Eric Maxim Choupo-Moting ishte fajtori se përse PSG nuk u shpall kampion që në javën e 31-të në Francë. Kundër Strasburgut 30-vjeçari humbi një nga rastet më flagrante për të shënuar gol. Por si fillim ishte ai që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 13-të. Strasburgu në dhjetor i mori një barazim 1-1 kampionëve në fuqi dhe në Parc des Princes ata treguan sërish se dinë të jenë surprizues ndaj skuadrave të mëdha. Da Costa shënoi barazimin në minutën e 26-të. Pas barazimit PSG kërkoi medomos të shënonte dhe rastin mëtë mirë të mundshëm e shpërdëroi Choupo Moting, ku edhe pse kishte portën e zbrazur, bëri të pamundurën duke e ndalur topin në vijë. Kjo humbje goli kaloi me reagime edhe në stolin e PSG. Më vonë pikërisht ky gol i munguar do të rezultonte vendimtar për llogaritë skuadrës së Thomas Tuchel.

eric maxim choupo moting psg f70j5nwxobtd1el0hgwd92ig8

Fill pas një goditje nga këndi Strasburgu shënoi përmbysjen bernda pjesës së parë me Goncalves. Në pjesën e dytë Choupo-Moting u zëvendësua nga Mbappe, por edhe hedhja në lojë e golashënuesit të skuadrës nuk dha më shumë se barazimin për PSG barazim që u realizua nga Kehrer. U mbyll 2-2 dhe pas ndeshjes i gjithë shtypi sportiv fliste për 30-vjecarin Choupo-Moting. “E prisja një pasim në zonë, dhe kur topi më erdhi mendova shumë. Pandeha se isha në pozicion jashtë loje dhe thjesht e preka topin, që më pas u ndal në shtyllë, e di, ishte turp i madh sepse ishte gol i sigurt dhe më vjen shumë keq për këtë” tha ish-sulmuesi i Stoke. PSG mbetet në krye me 20 pikë distancë nga Lille i vendit të dytë, fundjava mund t’u sigurojë atyre titullin.