PSG nuk do rinovojë kontratën me Fly Emirates!

Sport

psg fly
Sezoni futbollistik nuk ka arritur ende kulmin, sidomos në Champions League, por një klub si PSG po bën që tani llogaritë për sezonin e ardhshëm. Francezët kanë zyrtarizuar qëndrimin që e kishin lënë të përflitej edhe vitin e kaluar. Ata nuk do t’ia ripërtërijnë kontratën sponsorit kryesor Fly Emirates. Kontrata aktuale ka vlefshmëri edhe tre muaj dhe ajo kishte një vlerë prej afërsisht 25 milionë eurosh në sezon. Por tashmë me një profil krejt tjetër në Evropë, dhe me ambiciet e klubit shumë më të mëdha se sa në vitin 2006 kur qe nënshkruar kontrata e parë, PSG kërkon që sponsori i ardhshëm në fanellë të paguaj, hiç më pak se 50 milionë në vit. Shifra dyfish më të larta se kontrata e kaluar.

1547548847 At 34 Silva is again dominant in the PSG defence twitter

Gazeta franceze Le Parisien raportoi se tashmë zyrtarë të klubit kanë nisur kërkimet dhe bisedimet me kompani të ndryshme të interesuara. Në analizën që ajo i bënte këtyre përpjekjeve, cilësonte si të mundshme sponsorizimin nga Qatar Airways edhe në fanellë. Kompania ndërkombëtare ka lidhje me fondin e Katarit që zotëron edhe klubin, por një kontratë e tillë me ta do të shtonte arsyet për monitorim nga UEFA për thyerjet e rregullave të feir-play-it me kontrata fiktive reklamimi mes kompanive me të njëjtët zotërues. Sidoqoftë, sipas Le Parisien, prezenca e Neymar dhe Mbappe në organikë po përdoret nga pronarët e PSG për të rritur pretendimet për reklamuesit. Se si do të shkojë kjo punë, mbetet për t’u parë. PSG ka kohë edhe tre muaj, mëp as në korrik nis zyrtarisht shitja e fanellave për sezonin e ri.