PSG në merkato, sulmuesi i Serie A drejt klubit francez

Sport

Nuk pritet të jetë e largët dita kur Gianluca Scamaca të zbarkojë në Parc des Princes. PSG është drejt blerjes së sulmuesit të qendrës. Mediat ndërkombëtare raportojnë se marrëveshja tashmë është në detajet e fundit.

Palët e klubeve përkatëse, përfshirë këtu edhe agjentin e futbollistit, do takohen javën e ardhshme, për të vendosur pikat mbi “i”, në mënyrë që operacioni të konkrezitohet me sukses.

Bëhet fjalë për një kontratë 4 vjeçare, nga e cila Scamaca do përfitojë 3 mln euro në sezon. Mirëpo paga pritet të rritet nga edicioni në edicion, në varësi të objektivave që do arrihen nga ana e futbollistit së bashku me skuadrën.

Për momentin, ngërçi I vetëm është shifra e transferimit të lojtarit në Parc des Princes. Duke qenë se ka edhe 4 vite të mbetura nga kontrata aktuale me Sassuolon, klubi nga Emilia-Romagna kërkon 50 mln euro për shitjen e futbollistit. Në krahun tjetër, parizienët ofrojnë 40 mln euro. Megjithatë, pritet të ketë një marrëeshje. Nga raportimet e ndryshime, bëhet e ditur se operacioni do mbyllet për shifrën e 45 mln eurove, plus bonuse.

Edhe një herë tjetër, Sassuolo tregon se është një klub që di të punojë në mënyrë të përkryer me futbollistët e rinj, diçka që I ka mundësuar të arkëtojë një shumë të konsiderueshme milionash ndër vite. Në 41 ndeshje të luajtura me Sassuolon, Scamaca arriti të shënonte 16 gola, ndërsa përpara e pret një aventurë e re në Parc des Princes me PSG-në.