PSG në kërkim të një trajneri, Zinedine Zidane drejt rikthimit në pankinë

Sport

Zinedine Zidane nuk do bëhet trajner i PSG-së. Sipas raportimeve të shumta mediatike nëpër botë, Zizu, është në pritje të përfaqësueses franceze. Gjithçka mund të marrë jetë pas Kupës së Botës, atëherë kur edhe Didier Deschamps pritet të japë dorëheqjen nga “gjelat”.

Vetë Zidane, në një deklaratë publike të bërë së fundmi, është shprehur se ai po e mendon rikthimin në pankinë, pasi beson se ka ende shumë për t’i dhënë futbollit dhe aventura e tij e radhës pritet të jetë pikërisht një kombëtare.

Kësisoj, PSG I ka hedhur sytë drejt një tjetër trajneri dhe ai quhet Christopher Galtier. Ky është një emër jo pak I njohur në Francë. Momentalisht, 55 vjeçari ndodhet në krye Nice, por edicionin e kaluar u shpall kampion i Francës me skuadrën e Lille. Madje, këtë e bëri duke rivalizuar ndaj klubit që sot kërkon ta ketë në krye të pankinës, PSG-së.

Ka qenë pikërisht ky element që ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të PSG-së, të cilët duan ta kenë personazhin në fjalë në krye të pankinës. Megjithatë, Galtier ka një kontratë deri në vitin 2024 me Nice dhe për ta lënë të lirë trajnerin, Nice kërkon deri në 10 mln euro nga kryeqytetasit parizienë. Kjo është klauzola që kampionët e Ligue 1 duhet të paguajnë në arkat e Nice, për të siguruar shërbimet e Christophe Galtier.

Ndërkohë, Mauricio Pochettino vazhdon të jetë në krye të parizienëve, por argjentinasi është thuajse i larguar nga Parc des Princes, teksa për diçka të tillë pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit.