PSG në alarm. Neymar është dëmtuar dhe rrezikon të mungojë për një kohë tyë gjatë. Në ndeshjen ndaj Lille, e vlefshme për javën e 24 të Ligue 1 dhe të fituar 4-3 nga parizienët, Neymar u dëmtua vetëm 6 minuta pasi kishte filluar pjesa e dytë.
Anësori I sulmit lëndoi kaviljen e djathtë, e si pasojë, u detyrua që mes lotësh, të dilte me barelë nga fusha e lojës. Ndonëse priten ekzaminime të mëtejshme, dëmtimi duket serioz dhe në Parc des Princes ekziston frika se 31 vjeçari mund të mbetet jashtë tapetit të blertë për një kohë të gjatë, megjithëse ende nuk ka asgjë zyrtare.
Dëmtimi I Neymar ka ardhur pikërisht në atë që mund të konsiderohet si faza më vendimtare e sezonit. Ndonëse muna ta ketë disi më të lehtë situatë në kampionat, në Champions League është tërësisht e kundërta për skuadrën pariziene.
Ekipi I drejtuar nga Christophe Galtier u mposht në raundin e parë të 1/8-tave të Champions League nga Bayern Munich, humbje kjo që ndodhi në Parc des Princes. Për këtë arsye, sfida e kthimit në 8 Mars në Allianz Arena, mund të konsiderohet si më vendimtarja e sezonit për kampionët në fuqi të Ligue 1. Mirëpo, një mungesë e Neymar mund të cilësohet absolutisht si një armë më pak për ekipin parizien.