PSG me një këmbë në çerekfinale të UEFA Champions League

Sport

PSG me një këmbë në çerekfinale të UEFA Champions League. Në aktin e parë të raundit të 1\8-tave, skuadra franceze fitoi pastër në shtëpi me rezultatin 2-0. Me pjesën e parë që u mbyll me rrjeta të paprekura, episodet më të rëndësishme të sfidës u zhvilluan në fraksionin e dytë.

Ai që zhbllokoi sfidën ishte Kylian Mbappe në minutën e 58, I asistuar nga Marquinhos. Nuk mund të ndodhte ndryshe. Tjetër ndeshje në Champions League, tjetër record I vendosur nga Kylian Mbappe. Sulmuesi francez është bërë lojtari I parë në historinë e Champions League që ka shënuar të paktën një gol në 10 ndeshje radhazi si titullar në shtëpi. Po ashtu, në 8 përballje ndaj skuadrave spanjolle në Champions, ylli francez ka shënuar po kaq gola, më tepër se ç’ka mundur të bëjë ndaj skuadrave të çdo shteti tjetër.

Më tej, golin e dytë për parizienët e realizoi djaloshi 21 vjeçar I akademisë, Bradley Barcola në minutën e 70, me rezultatin që më pas mbeti I pandryshuar deri në vërshëllimën e fundit.

Nga ana tjetër, kjo ishte ndeshja e pestë radhazi në të gjitha kompeticionet që Real Sociedad nuk ka shënuar dot asnjë gol. Një gjë e tillë për klubin bask ka ndodhur vetëm për të dytën herë në histori dhe për herë të para që nga Shkurt-Marsi I vitit 1973, edhe atëherë skuadra shkonte po në 5 takime radhazi pa gjetur asnjë gol.

Dueli I kthimit në tokën spanjolle në San Sebastian do të zhvillohet në 5 Mars, por me rezultatin e arritur në Parc Des Princes, skuadra e Luis Enriques duket me një këmbë në fazën çerekfinale të Champions League, megjithëse surpriza nga ekipi spanjoll nuk mund të përjashtohet asnjëherë.