Lucas Moura konsiderohej si nje nga lojtaret braziliane me premtues, qe kur ai aktivizohej tek Sao Paolo. Ne Paris, ai ishte nje nder blerjet e para te rendesishme te presidentit Al-Khelaiffi dhe u kthye shpejt ne nje nder lojtaret me te mire te skuadres pariziene.
Por gjerat Lucas Moura kane ndryshuar vertet shume. Nga nje lojtar me nje mesatare prej rreth 50 ndeshjesh ne vit ne te gjitha kompeticionet, ai ka luajtur vetem 79 minuta me fanellen e PSG kete sezon. Dhe me shume se sa nga forma e tij ne fushe, kuptohet qe kjo vjen prej transferimit te Neymar dhe Mbappe ne kryeqytetin francez.
Ne nje interviste per “L’Equipe”, Lucas eshte shprehur se ndihet i lodhur me kete situate te tij tek klubi aktual, se e ka kapluar nje merzitje e madhe prej muajsh dhe se e vetmja gje qe per momentin e sjell ndopak ne humor eshte lindja e djalit te tij.
Kur kane mbetur edhe pak dite nga perfundimi i merkatos se janarit, Braziliani shpreson ne arritjen e nje akordi, pasi eshte e qarte qe tek PSG nuk ka me hapesira. Me cilesite qe zoteron, ai e sheh veten te pershtatet ne La Liga, si nje mundesi transferimi.
Lucas Moura eshte pjese e PSG pas nje marreveshje prej 40 milione eurosh me klubin brazilian te Sao Paolos. 25-vjeçari flitet se kerkon prej kohesh largimin, drejt nje skuadre ku mund te kete me shume hapesira, me shpresen per te arritur nje vend ne kombetaren e Brazilit ne boterorin e Rusise.
Lucas nuk eshte i vetmi lojtar qe thuhet te kete kerkuar largimin nga skuadra. Edhe Julian Draxler flitet se kerkon transferimin diku tjeter, nderkohe qe PSG ka pranuar t’i largoje vetem ne rast te ofertave te medha per ta.