PSG kualifikohet në çerekfinale të UEFA Champions League. Pasi kishin fituar 2-0 takimin e vajtjes ndaj Real Sosiecad në shtëpi, kampionët e Francës arritën të fitonin gjithashtu edhe në aktin e kthimit.
Këtë herë, në San Sebastian, vizitorët, fituan 2-1, me protagonistin e mbrëmjes që ishte Kylian Mbappe, I cili realizoi të dy golat e ekipit të drejtuar nga Luis Enrique. Që nga debutimi I tij në sezonin 2016/17, në 32 ndeshje të luajtura në transfertë në Champions League, Mbappe është përfshirë gjithësej në 35 gola, 24 finalizime dhe 11 asistime. Askush tjetër nuk ka bërë më mirë në këtë aspect përgjatë kësaj kohe.
Në tokën spanjolle, Parisi preku një tjetër record të rëndësishëm, duke aktivizuar në fushën e lojës, formacionin më të ri në historinë e klubit në Champions League, vetëm 23 vjeç e 361 ditë, një tregues ky se klubi ka nisur t’I kushtojë më tepër vëmendje gjeneratës së re, sesa të bazohet apo mbështetet tek veteranët.
Më tej, që nga sezoni 2011/12, kjo është hera e 7-të që PSG është kualifikuar në çerekfinale të Champions League, ndërsa të gjitha skuadrat e tjera franceze së bashku, janë kualifikuar vetëm 4 herë në çerekfinale të kompeticionit për gjatë kësaj kohe.