Teksa saga për të ardhmen e Kylian Mbappe vazhdon, PSG, po përgatitet për një lëvizje surprizuese. Në verën e këtij viti, sulmuesit frances i përfundon kontrata, çka do të thotë se mund të largohet me parametra zero nga Parc des Princes. Megjithatë, sipas mediave në Francë, Parisi po përpilon një kontratë të frikshme, të padëgjuar ndonjëherë në Europë.
Bëhet fjalë për një ofertë prej 100 milionë eurosh në sezon, vetëm e vetëm që Mbappe të mos largohet. Pra, në vetëm një javë, Mbappe, do të ketë mundësi të përfitojë mbi 2 milionë euro, duke u kthyer kësisoj në një prej atletëve më të paguar në botë.
Teksa e ardhmja e Mbappe pritet të vendoset përgjatë muajve të ardhshëm, klubi që interesohet më tepër për të dhe që nuk heq dorë, është Real Madrid. Los Blancos, janë të gatshëm t’i ofrojnë futbollistit një kontratë prej 30 milionë eurosh në sezon, çka është thuajse dyfishi i limitit të pagave që Reali ka vendosur në Santiago Bernabeu.
Diçka më tepër se një vit e gjysmë më parë, 25 vjeçari u duk më pranë se ndonjëherë transferimit në Madrid, megjithatë, në fund, vendosi të qëndronte në kryeqtetin francez, duke nënshkruar një kontratë të majme, e cila, po vjen sërish drejt përfundimit.