PSG i duhet të gjejë financime të reja…

Sport

psg fly
Rihapja e dosjes së PSG rreth çështjes së mosrespektimiT të ‘fair-play’ financiar nuk do të ndodhë. Klubi parizien ka fituar betejën e saj me UEFA-n në CAS, pra Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. CAS vendosi që PSG ka të drejtë sa i përket mosrespektimit të afateve nga ana e UEFA-s dhe ka urdhëruar këtë të fundit të mos e rihapë më çështjen në fjalë. Nën hetim do të kalonin transferimet e Kylian Mbappé, Neymar dhe ndoshta Leandro Paredes, por edhe pagat e tyre stratosferike. Megjithatë, për të respektuar “pikën e ndarjes”, të vendosur nga UEFA, drejtuesit parizienë do të duhet të gjejnë burime të reja financiare, për t’i amortizuar të gjitha këto shpenzime.

kylian mbappe psg paris saint germain 2018 19 z4km5iwzelah1eb30uspgckuw

Sipas “L’Equipe”, ata duhet ta bëjnë këtë përmes gjenerimit të 150 milionë eurove në vit të ardhura. Kjo nënkupton se shitjet e lojtarëve janë të pashmangshme, ose nënshkrimi me sponsorë të rinj. Pikërisht për alternativën e fundit po punohet që të arrihen disa marrëveshje sa më parë. Sponsori i tyre i ri i fanellës do t’u sjellë arkave të klubit një shifër më të lartë se 50 milionë euro në vit, por edhe këtu janë hasur probleme, pasi fonadacioni nga Katari që zotëron klubin është gjithashtu aksioner me 10.44% në sponsorin e ri. Kjo shkel rregullat e UEFA-s pasi krijon konflikt interesi dhe kështu drejtuesit e kampionëve të Francës duhet të gjejnë sponsorë edhe financime të reja përpara se të vijë merkato verore.