PSG fiton “betejën”, Neymar dhe Mbappe nuk largohen nga Franca

Sport

Ndërkohë që sezoni futbollistik është ndalur për shkak të Coronavirus, të shumta kanë qenë edhe aludimet përsa i përket merkatos së verës. Një prej temave kryesore ka qenë Neymar, i cili herë pas here është kthyer në qendër të vëmendjes për një rikthim të mundshëm të tij në Barcelonë. Diçka e tillë u provua verën e kaluar, mirëpo tratativat nuk përfunduan me sukses. Në krahun tjetër, jo pak është përfolur edhe Kylian Mbappe për një kalim tek Real Madrid. Mirëpo, së fundmi, L’Equipe raporton se klubi i PSG ka mundësinë që këta futbollistë t’i mbajë në skuadër edhe për një tjetër sezon, duke refuzuar çdo ofertë që vjen në Parkun e Princave. Mbappe dhe Neymar padyshim që janë një ndër dyshet më të rrezikshme të futbollit në kontinentin e vjetër. Gjatë këtij sezoni futbollistik, së bashku kanë shënuar 48 gola të kombinuar me 27 asist. Me kampionatin e ndalur në javën e 28-të, Parisi, me në krye trajnerin Thomas Tuchel kryeson bindshëm me një diferencë prej 12 pikësh nga Marseja, kurse më tej, kualifikuar për në raundin çerekfinal të Champions League, duke eleminuar së fundmi Borussian e Dortmundit.