PSG eliminon Liverpoolin në Champions League

Sport

PSG kualifikohet në çerekfinale të UEFA Champions League, duke mundur Liverpoolin në raundin e 1/8-ave. Ndonëse u mposhtën 1-0 në ndeshjen e parë në Parc des Princes duke dominuar lojën, në aktin e kthimit, parizienët, nuk hoqën dorë nga ideja se mund të triumfonin edhe në një fushë të vështirë sikurse është Anfield. E në fakt, ia dolën mbanë me sukses. Kampionët e Ligue 1, fituan 1-0, falë golit të Ousmane Dembele në mintuat e para, e pastaj, e ruajtën rezultatin deri tek penalltitë. Nëpërmjet ruletës ruse, Parisi fitoi 4-1, duke vazhduar rrugëtimin në çerekfinale të Champions League, për të dytin vit radhazi.

Kjo ishte hera e dytë në histori, që një skaudër franceze kualifikohet nëpërmjet penalltive në një ndeshje të Champions League. Për herë të parë kishte ndodhur 40 vite më parë, në Mars të 1985-tës, teksa Bordeaux triumfoi ndaj Dnipros.

Po ashtu, kjo ishte hera e dytë në historinë e Parisit në Champions League, që luan në kohën shtesë, plot 10 vite pas herës së parë ndaj Chelseas. Asokohe, ndeshja dilte 3-3, por francezët u kualifikuan në raundin tjetër falë golave të shënuar në transfertë.

Kështu, skuadra e Luis Enriques vazhdon rrugëtimin në kompeticonin më prestigjoz të klubeve në Europë, kurse Liverpooli ndërpret këtu një ëndërr që dukej shumë premtuese. The Reds, marshuan fuqishëm në Fazën e Ligës, duke dalë në vendin e parë dhe kuotoheshin ndër favoritët e parë për të fituar kupën veshëgjatë. Megjithatë, 6 herë kampionët e Europës, tashmë u eliminuan dhe do të përqendrohen në kompeticionet e tjera që janë activë.