PSG, Aurier dënohet me dy muaj burg për sulmin ndaj një polici

Sport

poopo

2 muaj burg, ky ka qenë dënimi që ka marrë mbrojtësi i PSG Serge Aurier pas akuzave se sulmoi një oficer policie katër muaj më parë. 23-vjecari nga Bregu i Fildisht duket se nuk qëndron dot larg telasheve. Pas dënimit nga klubi për cështjen me Laurent Blanc në muajin shkurt, kur ai shihej në një videoregjistrim teksa ofendonte trajnerin e tij, Aurier merr një tjetër dënim, kësaj radhe nga autoritetet e zbatimit të ligjit. Vendimi me 2 muaj heqje lirije u dha të hënën. Por për futbollistin cështja duket disi e lehtë, pasi aktualisht me apelimin, atij i është dhënë liri me kusht dhe mundet të luajë me skuadrën në Champions League. Aurier akuzohet se më 30 maj pasi po largohej nga një lokal nate, ka pasur një përballje fizike me një oficer policie në Paris. 23-vjecari e ka mohuar këtë gjë, por gjithsesi cështja u bë ligjore kur akuzat përfunduan në gjykatë. Packa mënyrës se si do të përfundojë, kjo situatë nuk e favorizon aspak mbrojtëisn e krahut, i cili nuk ka marrëdhënie të mira as në fushën e lojës. Në fundjavë ai u ndëshkua me karton të kuq në humbjen 2-0 përballë Touluse, ndërsa me Monacon në fillim të sezonit shkaktoi dhe një autogol.