PSG, Adrien Rabiot kthehet në një çështje, refuzon të ripërtërijë kontratën

Sport

adrien
PSG e fitoi ndeshjen e parë të ligës kundër Caenit dhe në rrjetë shkoi edhe Adrien Rabiot, por forma e tij në fushë nuk e zbehu dot aspak raportimin e bujshëm se 23-vjecari ka refuzuar të ripërtërijë kontratën. Shtatlarti i vlerësuar jashtëzakonisht në merkato me një vlerë më tepër se 55 milionë euro, ka një kontratë të vlefshme me kampionët e Francës deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm. L’Equipe raportoi se Drejtori i Përgjithshëm i klubit, Antero Henrique po shqyrton mundësinë që ta dënojë Rabiotin me largim nga skuadra deri në fund të sezonit, kjo në mënyrë që ta shtyjë mesfushorin që të ripërtërijë kontratën.

robiot

I njohur për masat e ashpra që ai përdor, Henrique mundet që të shtyjë edhe një efekt të padëshiruar, çka është, largimi i Rabiot që gjatë këtij muaji. Barcelona thuhet se e kërkon prej kohësh dhe e ëma e tij, Veronique Rabiot, që është njëherësh edhe agjentja, thuhet se ka hyrë në bisedime me katalanasit. Sidoqoftë në Spanjë flasin se Barcelona e do këtë marrëveshje vetëm nëse Rabiot lëviz si lojtar i lirë, pra vetëm për vitin e ardhshëm. Ndërkohë shtypi francez ka rikthyer në vëmendje rastin kur 23-vjecari refuzoi edhe kombëtaren e gjelave, kjo kur Didier Deschamps e përfshiu në listën rezervë të skuadrës së parë. Kështu pas rastit të kombëtares, tashmë një tjetër çështje duket se do ta trazojë karrierën e talentit të PSG-ës.