Pse FIFA do ta dënoj Realin e Atleticon

Sport

ronaldo 1842

Reali dhe Atletico pritet të dënohen nga FIFA për shkak se kanë shkelur rregulloret për transferimin e lojtarëve.
FIFA pritet t’ua ndaloj Realit dhe Atleticos transferimin e lojtarëve në dy afat kalimtare, në verën e vitit 2015, dhe janarin e vitit 2016.

Këto dy skuadra pritet të dënohen për shkak se kanë shkelur rregulloret për transferimin e lojtarëve.

Sipas të përditshmes sportive madrilene AS, Reali ka shkelur rregullat duke shpenzuar 51 milion euro për katër muaj për transferimin e këtyre lojtarëve:

Danilo (31.5 milion), Martin Odegaard (2.3 milion), Marco Asensio (3.9 milion) dhe Lucas Silva (14 milion).

Kurse, Atletico Madridit pritet të ndëshkohet për shkak të shkëmbimit të Alessio Cercit me Fernando Torresin. Ky i fundit erdhi te Atletico, derisa Cerci shkoi te Milani.