Ai e kishte paralajmëruar dhe ashtu ndodhi. Shqipërisë ia shkaktoi humbjen e parë Portugalia. Pavarësisht se fitorja ndaj kuqezinjve ka qenë “një hap i rëndësishëm” drejt kualifikimit, Ricardo Quaresma bën thirrje për qetësi. “Gjëja më e rëndësishme është që të ndiej besimin e ekipit dhe trajnerit. Çdo lojtar që hyn përpiqet për të dhënë më të mirë dhe unë jam i kënaqur për të ndihmuar ekipin. Ky ishte një hap shumë i rëndësishëm, por ne kemi ndeshjen e ardhshme për të fituar. Askush nuk do të mendojë për të festuar që tani. Ne duam sërish tri pikë dhe jo një. Mua nuk më pëlqen shampanja, por festimet presin. Ne duhet të vazhdojmë me të njëjtin mentalitet në dy ndeshjet e mbetura”, përfundoi mesfushori i Beshkitash, i cili do të kthehet pas 10 ditësh sërish në Elbasan për të luajtur me turqit përballë Skënderbeut në Europa League.